Firmoset marrëveshja/ 100 mln € nga Banka Evropiane e Investimeve për hekurudhën Vorë - Hani i Hotit

20 Mars, 19:46| Përditesimi: 20 Mars, 19:51

  • Share

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë 100 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve, për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit me. Banka është një nga financuesit e kësaj hekurudhe me gjatësi 120 kilometra.

Ndërsa pak javë më parë është nënshkruar marrëveshja me BERZH për këtë projekt për të marrë 98 milionë euro kredi. Kostoja totale e investimit është 373 milionë euro, ku një pjesë do mbulohet edhe nga buxheti i shtetit.

Kjo linjë hekurudhore 120 km e gjatë lidh Vorën me Hanin e Hotit në kufi me Malin e Zi, dhe ka rëndësi në lidhjen rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin me tregjet e BE-së.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?