Kronikë

Firmos Edi Rama, Shqipëria në krah të liderëve të botës: Traktat për një front global në luftë kundër COVID-19

30 Mars 2021, 10:28| Përditesimi: 30 Mars 2021, 12:04

  • Share

Bota ka nevojë për një zgjidhje globale, të ngjashme me atë pas Luftës së Dytë Botërore, për të mbrojtur vendet në përballje me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, thanë udhëheqësit botërorë në një letër të përbashkët të bërë publike ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar edhe ai 24 liderëve botërorë dhe ka firmosur një traktatin për të qenë të bashkuar në luftën kundër COVID-19 si dhe pandemive të tjera që mund të kërcënojnë botën.

Kryeministri britanik Boris Johnson, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe më shumë se 20 liderë të tjerë mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama thonë se Covid ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Letra erdhi pas një takimi të ministrave të shëndetësisë të G7 të hënën, duke theksuar se pandemia kishte qenë "një kujtesë e zymtë dhe e dhimbshme se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt".

Ata janë bashkuar në thirrjen për një zgjidhje të re globale për të ndihmuar botën të përgatitet për pandemitë e ardhshme.

24 udhëheqësit argumentojnë se një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore është i nevojshëm për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkufitar.

Udhëheqësit thonë se në të njëjtën frymë, vendet duhet "të jenë më të përgatitur për të parashikuar, parandaluar, zbuluar, vlerësuar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj pandemive në një mënyrë të koordinuar".

Një traktat i ri do të ndihmonte në krijimin e sistemeve më të mira për parandalimin e pandemive të mundshme, ndërsa përmirëson ndarjen e të dhënave, shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mbrojtëse personale.

Shtetet e organizatat firmëtare:

Chile, Kosta Rica, Trinidad dhe Tobago, Kenia, Ruanda, Senegal,  Afrika e Jugut, Shqipëria, Këshilli Evropian, Francë, Gjermani, Greqi, Hollandë, Norvegji, Portugali, Rumaniau, Serbi, Spanjë, Ukrain, Mbretëri e Bashkuar, Tunizi, Indonezi, Fiji, Kore, OBSH.

Ora 16:19
Traktati për një front global në luftë kundër COVID-19, Kreu i OBSH falënderon kryeministrin Rama dhe 23 liderat e tjerë botëror

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka falënderuar udhëheqësit botërorë që firmosën traktin për të qenë të bashkuar në luftën kundër COVID-19 dh pandemive të tjera që mund të kërcënojnë botën.

Me një postim në Twitter, Ghebreyesus falënderon edhe kryeministrin Edi Rama, i cili iu bashkua sot 24 liderëve botëror.

"Faleminderit Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel për mbështetjen e thirrjes për një trakt Pandemik ndërkombëtar, për ta bërë botën më të përgatitur për t'iu përgjigjur pandemive dhe krizave shëndetësore. OBSH mirëpret fuqimisht udhëheqjen tuaj", shkruan kreu i OBSh.

 

Postimi në Twitter i kreut të OBSH, ku falënderon kryeministrat e vendeve që iu bashkuan Traktit
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?