Firma private dëmtoi rrjetin në zonën e 'tregut elektrik', 8 kabina pa energji në Tiranë

9 Prill 2020, 13:18| Përditesimi: 9 Prill 2020, 13:20

  • Share

Një firmë private që po punonte në rrugë në zonën e 'tregut elektrik' ka dëmtuar rrjetin 20kv duke lënë për pasojë pa energji elektrike tetë gabina. Sipas OSHEE firma private po punonte për shtrimin e rrugës.

Konkretisht kanë mbetur pa drita Fusha e Ali Demit, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik dhe zona pranë “Piro Mani”. Për riparimin e defektit grupet e punës së OSHEE janë në terren.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?