Aurelio De Laurentiis dhe Osimhen

Firma me Victor Osimhen, Napoli akuzohet për 'kontabilitet të rremë'! Fajësia edhe për De Laurentiis, 'u zhdukën' tre futbollistë

19 Janar, 13:42| Përditesimi: 19 Janar, 13:43

  • Share

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është nën hetim nga Prokuroria e Romës për “kontabilitet të rremë” në lidhje me marrëveshjen që solli Victor Osimhen te napolitanët nga Lille.

Numri një i klubit napolitan, sipas informacioneve të publikuara nga La Repubblica, po shkon drejt gjyqit për përfundimin e negociatave ku sulmuesi nigerian kaloi në Itali për 71.2 milionë euro, por duke vlerësuar katër lojtarë të rinj për 21 milionë euro.

Hetuesit e Prokurorisë së Romës do ta kishin mbyllur hetimin ndaj De Laurentiis, në të cilin janë nën hetim edhe anëtarë të tjerë të kompanisë, pasi verën e kaluar i njëjti hetim u zhvendos nga Napoli në Romë, ku u miratua buxheti i kompanisë për Napolin.

Nën lupë, blerja më e shtrenjtë e epokës së De Laurentiis, pra 71.2 milionë eurot e shpenzuara për të blerë Osimhen nga Lille, për të cilat megjithatë u paguan "vetëm" 50 milionë euro, duke u vlerësuar me rreth 21 milionë euro portieri grek Karnezis dhe tre futbollistë të rinj që më pas u zhdukën nga skena e futbollit. Luigi Liguori, Claudio Manzi dhe Ciro Palmieri. Për Prokurorinë e Romës ishte një “kontabilitet i rremë”.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?