Firma e njohur 'Fendi' nxjerr në treg maska për koronavirusin...as nuk do ta besoni sa kushtojnë

23 Shkurt 2020, 20:36| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 20:43

  • Share

E pabesueshmja ditët e sotme ku kryefjalë është koronavirusi po merr një tjetër formë...Kemi parë dhjetëra viktima, qytete që po boshatisen, njerëz në panik, dasma me maska, por ja që paskemi ende shumë gjëra pa parë.

Duke u ndalur pikërisht tek maska, një nga produktet më shumë të kërkuar ditëve të fundit në farmaci, marka e njohur Fendi duke parë kërkesën shumë të lartë në treg ka prodhuar "linjën" e saj të maskave me një çmim disi të kripur, plot 190 euro. Ajo është e punuar nga një copë mëndafshi i pastër, ku ndërthuret moda me cilësinë.

Ja të qenurit "fashion" kushton shumë... edhe në ditë kur "virusi është rreth e rrotull". 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 24/02/2020 17:26

    Maska te fendura nga firma e fendur

    Përgjigju
  • Mjeku: 23/02/2020 21:35

    Keto maska jane me nje perdorim. Eshte budallek te blesh me kete cmim. Maskat duhet mderruar kur ato qullen nga frymemarrja. Edhe kur dukush ka teshtire prane teje, edhe ne kete rast duhet hedhur ne kosh dhe vene nje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?