VIDEO/ Ballkani i pafat, djemtë e Ilir Dajës përmbysen nga Sivasspor në 'Fadil Vokrri'! West Ham tri pikë kualifikimi

13 Tetor 2022, 22:55| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 13:52

  • Share

Conference League ka zhvilluar ndeshjet e katërta në grupe. Bie në sy fitorja e Fiorentinës 5-1 me Hearts në Firenze. Për skuadrën e Italiano shënuan Jovic, Gonzales (dopietë), Barak, Biragh. Me 7 pikë, Fiore ndjek Basaksehir që ndodhet në vendin e parë me tre pikë më shumë.

Në ndeshjet e tjera, Villareal fitoi në transfertë 0-1 kundër Austrisë së Vienës. Goli i Jackson në minutën e 87 ishte me shije kualifikimi për në play-off. Ballkani i Ilir Dajës u mund me p=rmbysje 1-2 nga Sivasspor në Prishtinë. 

Rezultatet:

Ndeshjet e orës 18:45:

Ndeshjet e orës 21:00:

Ora 23:08
VIDEO/ Sivasspor përmbys Ballkanin, tre gola në 'Fadil Vokrri'

Ballkani humbi 1-2 me Sivasspor në ndeshjen e katërt në Conference League. Në 'Fadil Vokrri' miqtë nga Turqia përmbysën suharekasit. Goli i kapitenit Thaqi në minutën e 36 ndezi shpresat te vendasit, që në pjesën e dytë pësuan me Arslan në të 72 minutë dhe Angielski në minutën 81. Sivasspor me 7 pikë mban kreun e grupit G, aq pikë sa ka edhe Cluj u vendit të dytë. Slavia e Pragës dhe Ballkani me nga katër pikë janë në vendet 3 dhe 4.

 

Ora 21:48
VIDEO/ Ballkani i Ilir Dajës 'magjik', e mbyll në avantazh pjesën e parë në Conference League

Ballkani po fiton 1-0 me Sivasspor në ndeshjen e katërt në grupet e Conference League. Në "Fadil Vokrrin" ku janë të pranishëm 13 mijë tifozë po vendos goli i kapitenit Armend Thaqi. Tre gola ka shënuar lojtari i suharekasve në këto ndeshje të grupeve, duke qenë hero te Ballkani. Do duhej minuta e 36 kur Thaqi me një goditje pa shumë pretendime të mposhtte Vural. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Ballkanin.

 

Ora 21:12
VIDEO/ 'Melodi' kualifikimi, Fiorentina shënon 5 herë në shtëpi

Fiorentina fitoi 5-1 me Hearts për ndeshjen e katërt në grupin A të Conference League. Djemtë e Italianos u imponuan në shtëpi, teksa janë një hap larg kualifikimit. Për "violat" shënuan Jovic, Gonzales (dopietë), Barak, Biragh. Me 7 pikë, Fiore ndjek Basaksehir që ndodhet në vendin e parë me tre pikë më shumë.

 

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?