Termocentrali i qymyrit Hanasaari në Helsinki, Finlandë

Finlanda prezanton skemën e parandalimit të ndërprerjes energjetike

11 Nëntor 2022, 14:17| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 14:21

  • Share

Operatori kombëtar i rrjetit energjetik të Finlandës tha të premten se do të prezantojë proçedura vullnetare për kompanitë dhe sektorin publik për të ndihmuar në parandalimin e mungesës së energjisë elektrike.

Vendi nordik përballet me rrezikun e ndërprerjeve të energjisë elektrike në dimrin e ardhshëm pas ndërprerjeve në furnizimet ruse dhe nisjes së vonuar të një reaktori të ri bërthamor.

"Objektivi është të shfrytëzohet potenciali i plotë i fleksibilitetit në rast të një mungese të mundshme të energjisë elektrike, në mënyrë që konsumatorët të mos kenë nevojë të durojnë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë", tha Fingrid për skemën e re.

Ai gjithashtu shtoi: "Proçedura ka për qëllim të mbulojë aplikime të tilla si menaxhimi i kërkesës industriale dhe gjeneratorët rezervë të energjisë në vend”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?