Sekretari i SHBA Antony Blinken dhe Presidenti i Kines Xi Jinping

Financial Times/ Tensionet për Ukrainën dhe Tajvanin, Amerika dhe Kina pas vizitës së Antony Blinken në Pekin lidhin urë komunikimi

4 Gusht 2023, 19:40| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 19:44

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë hapur sërish linjat e komunikimit për të biseduar temat më kontroverse. Ky është një nga sinjalet e parë të progresit sa i përket stabilizimit të raporteve midis dy super fuqive më të mëdha, që vjen pas vizitës së sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Pekin.

Lajmin e ka përcjellë Financial Times, duke cituar disa burime, sipas të cilave Uashingtoni dhe Pekini do të krijojnë dy grupe pune të përqendruara në tema rajonale të Azisë së Paqësorit dhe mbase një grup të tretë për tema më të gjera. Lëvizja vjen pas tensioneve të shkaktuara nga aktiviteti i Kinës pranë Tajvanit dhe refuzimi i Pekinit për të dënuar luftën në Ukrainë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?