Pep Guardiola

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin

16 Prill, 17:19| Përditesimi: 16 Prill, 17:21

  • Share

Manchester City dhe Real Madrid luajnë nesër në orën 21:00 për çerekfinalen e kthimit në Champions League. Dueli i parë në "Bernabeu" përfundoi 3-3 dhe dhuroi spektakël, ndërsa i tillë parashikohet edhe dueli i së mërkurës.

Përpara ndeshjes për mediet, trajneri i "Qytetarëve" preku shumë tema, me Pep Guardiolën që tregon se ka respekt për madrilenët dhe do i uronte në rast të një kalimi më tej.

"-Çfarë mendoni për Real Madridin?

Nuk kemi frikë nga Real Madridi, por e respektojmë shumë. Unë i kam respektuar gjithmonë madrilenët. Nëse arrijnë të na mundin, do t’i urojmë. Nuk e dimë se kush do të luajë nesër ose si do të luajë Real Madridi. Sidoqoftë, e dimë mirë se ne duhet të luajmë më mirë se në çerekfinalen e parë.

-A ka dallime nga përballja e vitit të kaluar?

Nëse do të kishim luajtur dje kundër Real Madridit, do të ishte ndryshe nga ndeshja e nesërme. Nuk ka dy ndeshje të njëjta. Është e komplikuar, por ëndrra jonë është të fitojmë përsëri.

-A ju kujtohen gjysmëfinalet mes Real Madridit dhe Barçës më 2011?

Real Madrid-Barcelona janë ndeshje me shumë presion dhe tension. Duhet të mos ndikohemi nga e kaluara. Tani gjithçka është më e vështirë.

-A mund ta fitoni sërish tripletën?

Ne kemi ende ndeshje të “FA Cup”, jemi vetëm dy pikë përpara në Premier League. Nuk ka mbaruar ende sezoni, sikurse nuk kemi fituar ende asgjë. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Vitin e kaluar mendova për tripletën pasi fitova ‘FA Cup’.

-A është Real Madridi më i fortë këtë sezon?

Nuk jam dakord me këtë gjë. Real Madridi i vitit të kaluar ishte gjithashtu shumë i mirë me Benzema dhe Modric. Kur them gjëra pozitive për Real Madridin, njerëzit nuk më besojnë, si kur isha futbollist, ashtu edhe tani.

-Çfarë mendoni për Bellingham?

Nuk është normale që një lojtar të përshtatet kaq shpejt me një klub si Real Madridi. Ai është shumë i ri dhe e menaxhon presionin më së miri. Po flasim për një lojtar të madh.

A do të luajë Walker?

Pas stërvitjes së fundit do të vendos. Ai është stërvitur mirë ditët e fundit. Nesër do të jetë me ne, por nuk e di nëse do të jetë titullar. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, imponohet me fizikun e tij. Nuk ishte në “Bernabeu”, por lojtarët që e zëvendësuan bënë shumë mirë.

-Keni një kalendar të komplikuar…

Ne jemi mësuar me këtë. Është më mirë t’i luajmë këto ndeshje sesa të mos i luajmë. Duhet të përgatitemi sa më mirë. Madrilenët na njohin shumë mirë, ndaj duhet të bëjmë disa surpriza, siç bëri Ancelotti në “Bernabeu”.

-A keni më pak presion?

Shanset janë të mira për të fituar. Sidoqoftë, nëse mendojmë se kemi bërë gjithçka, nuk do të fitojmë. Për të kaluar këto raunde duhet të jesh i uritur, duhet të fitosh. Ne nuk do të dominojmë 90 minuta, gjithashtu duhet të dimë të vuajmë.

-Si e prisni ndeshjen e nesërme?

Është një ndeshje e veçantë për mua. Kjo nuk ka rëndësi, por e rëndësishme është se çfarë arrijmë të bëjmë në fushë për të fituar. Duhet të luajmë më mirë se ata për të kaluar në gjysmëfinale.

-A jeni skuadra më e mirë në histori?

Jam krenar për atë që kemi arritur, që kur kam ardhur këtu. Ne do të dëshironim ta fitonim Premier League dhe Ligën e Kampionëve përsëri.

-Çfarë mendoni për Kroos dhe Modric?

Ata janë dy lojtarë të mëdhenj, dy shembuj. Kanë luajtur në një nivel të lartë për 15 vite dhe kanë arritur të fitojnë gjithçka. Pavarësisht moshës, ata vazhdojnë të punojnë dhe të luftojnë për të fituar", tha Guardiola.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?