Skuadra e Flamurtarit

Finalja e parë flet 'labçe', Flamurtari mposht Partizanin në basketboll

24 Prill 2023, 11:32| Përditesimi: 24 Prill 2023, 11:33

  • Share

Flamurtari në basketboll për femra fitoi ndeshjen e parë finale për titullin kampion në Kategorinë e Parë. Ekipi vlonjat ka mposhtur me shifrat 73-58 Partizanin në Vlore duke nisur me këmbë të mbarë ndeshjet finale. Nje takim emocionues në Pallatin e Sportit në Vlorë, mes dy ekipeve më të mira në basketboll për femra. Përkrahur edhe nga publiku, Flamurtari ka zhvilluar ndoshta një nga takimet më të mira duke dominuar nga fillimi deri në fund pavarësisht Partizanit që në gjirin e vet ka plot 6 lojtare të huaja.

Pjesa e parë është mbyllur 40-30 për ekipin vlonjat, qe edhe pas pushimit ka treguar më shumë dëshirë dhe grintë ndërsa mbylli krejt takimin 73-58. Pas ndedhjes ka edhe gëzim por edhe vlëresime për duelin, si trajnerja Elona Hasanaj që ka përgëzuar ekipin për ndeshjen e zhvilluar ndërsa kryebashkiaku Dritan Leli e ka quajtur një fitore me aromë titulli. Takimi i dytë final do të luhet pas tre ditësh në kryeqytet.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?