Finalja e Kupës së Gjermanisë me tifozë? Ribery uron Bayern-in për titullin

17 Qershor 2020, 12:21| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 12:24

  • Share

Bundesliga gjermane do të mbyllë sezonin 2019-2020 në fund të muajit qershor pa tifozë në shkallët e stadiumeve por më 4 korrik kur të luhet finalja e Kupës në Berlin mes Bayern Mynih dhe Bayer Leverkusen në shkallët e Olimpyastadion mund të ketë tifozë. Ai që lë një mundësi të hapur për diçka të tillë është Presidenti i Federatës gjermane të futbollit Fritz Keller i cili ka thënë: "Vendosin autoritetet por në Berlin lejohet të zhvillohen aktivitete me deri në 1 mijë persona dhe nëse autoritetet japin OK ne jemi gati ta luajmë finalen e Kupës përpara 1 mijë tifozëve. Këto ditë e kemi diskutuar si mundësi.”

Ndërkaq  Frank Ribery ka komplimentuar ish-shokët e skuadrës tek Bayern Mynih për titullin kampion që ishte i teti radhazi. Duke iu referuar David Alabës dhe Thomas Mueller që kanë nga 9 tituj kampion ashtu si edhe vetë Ribery me bavarezët francezi ka shkruar: "Mirësevini në klubin e nëntë herë kampionëve të Bundesligës. Askush s’ka nevojë për 10 tituj kampion në Bundesligë,”- komentonte Ribery/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?