Flamurtari 1-1 Apolonia

Finalja e Kategorisë së Parë, zbardhet agjenda e Flamurtari - Korabi

24 Maj 2023, 16:11| Përditesimi: 24 Maj 2023, 16:12

  • Share

Flamurtari dhe Korabi do luajnë të diel më 28 maj në 17:00 në "Elbasan Arena", sfidë që do tregojë se cili ekip do përballet me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Superligë, për një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ri. Të dyja skuadrat kaluan në finalen e zonës play-off në Kategorinë e Parë.

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju njoftojë se ndeshja finale e play-off të Kategorisë së Parë, ndërmjet Flamurtarit dhe Korabit do të zhvillohet ditën e dielë, datë 28 maj 2023, në orën 17:00, në stadiumin Elbasan Arena", njofton FSHF.

Dje, Flamurtari barazoi 1-1 me Apoloninë dhe kaloi më tej në finalen play-off, kjo për shkak se u rendit më sipër gjatë sezonit të rregullt. Nga ana tjetër, Korabi i Kumbarçes fitoi 0-1 me Tomorin në Berat, duke kërkuar tanimë një shans për në Superligë. Gjithçka do vendoset të diel në 17:00.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?