Jose Mourinho

Finalja e Europa League, Mourinho: Më shohin thinjat dhe kujtojnë se u plaka, s'tërhiqem

30 Maj 2023, 17:00
  • Share

Sevilla dhe Roma luajnë nesër në 21:00 në "Puskas Arena" në Budapest, sfidën finale të Europa League. Italianët do kërkojnë trofeun e dytë evropian, teksa përballë kanë ekspertët e këtij kompeticioni, që kanë fituar 6 herë trofeun.

Përpara ndeshjes, portugezi i Romës, Jose Mourinho tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet italiane, tekniku theksoi se për faktin se ka shumë vite si trajner njerëzit e mendojnë të vjetër, por shtoi se ka ende edhe shumë punë përpara.

“Unë nuk jam gati për të mbyllur.Unë kam qenë në futboll për shumë vite dhe njerëzit mendojnë se është më shumë i vjetër se unë. Ndoshta ata i shohin flokët e mi të bardhë dhe mendojnë se jam plakur, por nuk jam aq i vjetër sa të mendoj ta mbyll. Do të më shihni edhe për shumë vite të tjera”, tha Mourinho.

Sezonin e shkuar Roma fitoi Conference League në finalen e Tiranës, duke mundur 1-0 Feyennord-in me golin e Zaniolos.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?