'Atatürk Olympic Stadium' në Stamboll

Finalja e Champions League zhvendoset nga Stambolli? UEFA kontakton tjetër federatë

12 Maj 2023, 12:39
  • Share

UEFA po mediton për të larguar finalen e Champions League nga Stambolli. Situata politike dhe zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Turqi ka sjellë edhe një lëvizje të organizmit evropian të futbollit. Është "Daily Mail" që në një lajm të fundit tregon se në mënyrë jozyrtare, UEFA ka kontaktuar Federatën Portugeze të Futbollit për të qenë të përgatitur.

Me finalen e programuar për në 10 qershor të këtij viti, UEFA ka frikë për sigurinë e tifozëve dhe shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të balotazhit. UEFA është hezituese për të shtyrë finalen, pasi ngjarja më e madhe në futbollin evropian është zhvendosur dy herë nga Stambolli për shkak të Covid në 2020 dhe 2021, por mund të detyrohet të marrë në konsideratë një ndryshim të vonë pasi siguria e tifozëve është shqetësimi i tyre kryesor.

Erdogan pasoi me pesë përqind kundërshtarin e tij kryesor Kemal Kilicdaroglu në një sondazh të ngushtë përpara raundit të parë të votimit të dielën, për të cilin analistët sugjeruan se gara mund të shkojë në një balotazh midis dyshes që do të mbahej më 28 maj.

Me finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet më pak se dy javë më vonë, UEFA mund të detyrohet të marrë një vendim me vonesë, megjithëse burime në organin drejtues insistuan të enjten se nuk kishte plan për ta zhvendosur ndeshjen nga Turqia, përveç rasteve emergjente.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?