Finalja e Champions League nisi me vonesë, rrjeti çmendet me Parisin: Merrni shembull nga Tirana

28 Maj 2022, 22:36| Përditesimi: 28 Maj 2022, 22:50

  • Share

Finalja e Champions League në Paris nisi me vonesë pasi tifozët e futën në stadium pa biletë dhe autoritetet u detyruan t’i nxjerrin jashtë , për t’i futur sërish. Nga ana tjetër, autobusi i Liverpool u vonua.

Kjo situatë e krijuar në stadiumin ‘Stade de France’ ka bërë që i gjithë rrjeti të vlojë kundër autoriteteve parisiene për keqmenaxhimin e situatës, ku e kanë kritikuar për organizimin e dobët të finales më të rëndësishme në nivel klubi në Europë.

Në komentet e tyre, tifozët shkruajnë se Parisi duhet të marrë shembull nga Tirana, që organizoi në mënyrë perfekte një finale e madhe të Conference League, ku nuk pati asnjë problematikë.

Disa prej komenteve shkojnë deri atje sa të propozojnë që finalja e Champions League vitin tjetër të bëhet në Tiranë.

Më 25 maj në stadiumin ‘Air Albania’ u mbajt finalja e Conference League, ku autoritetet e vendit tonë arritën ta menaxhojnë situatën pa asnjë incident serioz.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 29/05/2022 14:02

    E kuptuat besoj sesa popull i mirë jemi! Sado të na përbaltin, fyejnë e poshtërojnë ne e gjejmë mënyrën tonë të shkëlqejmë! Sado të të mbulojnë me baltë, ndriçimi yt do të tërheqë gjithnjë vëmendjen e të tjerëve...

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/05/2022 03:48

    Hahahaha, vonesen e bëri UEFA !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?