Finalet e Botërorit të Skive, Lara Colturi renditet e 16-ta

16 Mars, 16:32| Përditesimi: 16 Mars, 16:52

  • Share

Lara Colturi ka mbyllur aventurën e saj sezonale në finalet e Kupës së Botës në disiplinën e Sllallomit, zhvilluar sot në Saalbach të Austrisë. Skiatorja kuqezi u rendit në vendin e 16-të në këtë disiplinë.

Lara e mbyll sezonin duke qenë në 'top 25' si skitorja më e re në këtë klasifikim. Nesër është finalja e Sllallomit Gjigant dhe gara e fundit për 17-vjeçaren që synon një tjetër paraqitje pozitive.

Italiania e natyralizuar si shqiptare i ka dhënë pikë sportit të Skive, teksa ia ka dalë të jetë edhe kampione botë për të reja.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?