Finalja e botërorit, Report Tv sjell atmosferën në ‘Fan Zone’, Messi në zemrat e tifozëve

18 Dhjetor 2022, 16:35| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 21:52

  • Share

Finalja e Botërorit ka krijuar një atmosferë festive edhe në qendër të Tiranës aty ku qindra tifozë u  mblodhën për të parë ndeshjen Francë-Argjentinë. Në ‘Fan Zone’ tifozët përjetuan me emocione fitoren e Argjentinës. Disa prej tyre folën më herët për Report Tv, ku prisnin të fitonte skuadra e tyre e zemrës, Argjentina. 

“Me Argjentinën. Është një përfundim shumë i mirë për karrierën e Lionel Messit. Sot jam me Argjentinën se dua ta fitojë Messi. Në 2014 kam bërë tifzollëk për Gjermaninë.

Me Argjentinë, ka lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, Messin.

Edhe unë me Argjentinën”, thanë tifozët për Report Tv.

Në sheshin ‘Skëndërbej’ ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha për gazetarin e Report Tv, Arbi Fortuzi se është tifoz i Anglisë, por në mungesë të saj, fitoren ia uron Argjentinës. Por pavarësisht rezultatit, Veliaj tha se sot kampione është Tirana, e cila e mbushur plot me tifozë do të përfitojë të ardhura të larta ekonomike.

“Hotelet në Tiranë janë plot bashkë me bizneset në Tiranë, kështu që kushdo që të fitojë sot Tirana ka një bilanc të majmë fitimi. Me kë keni bërë tifozllëk?

Unë kam qenë historikisht me Anglinë, por këto kohë nuk pati performancën më të mirë. Por sot Tirana është pranverë dhe po e shijojnë të gjithë. Mbappe e ka karrierën përpara, do ishte mirë që Messi ta mbyllte karrierën mirë.", tha Veliaj për Report Tv.

Por, deputetja socialiste Blerina Gjylameti bën sot tfiozllëk për Francën.

“Sot me Francën bëj tifozllëk patjetër. Realisht që në krye të herës mendoja për Brazilin, pas tij Franca. Tirana Kryeqyteti i Sportit? Unë mendoj se nga eksperienca e kaluar si kryeqyteti i rinisë, Tirana ka fituar gjithë eksperiencën e duhur për të bërë një super vit të sportit. Do rikthejë atë që i duhet Tiranës, si një qytet që  do i ketë të gjitha”, tha Gjylameti.

 

Ora 20:15
Suksesi i Argjentinës, atmosfera ‘elektrizon’ tifozët në Tiranë! Momentet emocionuesve përmes fotove  

Suksesi i Argjentinës në finalen e Botërorit është ndjekur me interes edhe nga tifozët e Tiranës. Të mbledhur në ‘Fun Zone’, përmes fotove, ndihen emocionet e tifozëve që ndoqën me interes këtë ndeshje të shumëpritur.

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?