Operacion i përbashkët anti- drogë/ Në pranga 1 shqiptar, 8 italianë! Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria, shitej nga fëmijë e gra

7 Tetor 2020, 13:07| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 15:25

  • Share

TIRANË- Një operacion ndërkombëtar droge mes Italisë dhe Shqipërisë ka çuar në pranga 9 persona, 8 italianë dhe 1 shqiptar. Shqiptari i arrestuar është 26 vjeçari Rikardoroha Basho i cili ra në pranga nga Policia e Vlorës e që mendohet se i siguronte grupit sasitë me lëndë narkotike që më pas dilnin në tregun ndërkombëtar.

Ka qenë prokuroria e Arezzos që pas një hetimi ndërkombëtar të nisur nga viti 2018 ku u zbulua veprimtaria e këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë. Për të mos u zbuluar kjo veprimtari kriminale grupi trafikantëve përdornin fëmijë dhe gra për të shitur lëndën narkotike në treg.

"Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “RICAVO”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s.

Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali. Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, DVP Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “RICAVO”.  Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar R. B., 26 vjeç.

Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Edhe në finalizimin e këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi vendosmërinë dhe besueshmërinë për të luftuar e goditur pa kompromis, në bashkëpunim me homologët, krimin e organizuar, dhe garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe i fton ata të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixital, çdo paligjshmëri", njofton policia. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alfonsi: 07/10/2020 16:08

    jam alfonsi spiun i shkb jam langaraq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?