Finale si trajner pa kontratë, Shehi: Nuk do qahemi për atë që ndodhi, Shkëndija e Tetovës klub i madh

31 Maj 2023, 12:42| Përditesimi: 31 Maj 2023, 16:42

  • Share

Kampionati iu iku nga duart 180 minuta nga fundi i sezonit, por Tirana të enjten e 1 qershorit do kërkojë ta mbyllë me trofe pasi do të luajë finalen e Kupës së Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’ kundër Egnatias. Rrogozhinasit janë për herë të parë në finale, ndërsa për bardheblutë ky trofe mungon prej kohësh. Megjithatë Orges Shehi do të jetë në fushë pa 8 titullarë, 5 të dënuar nga Disiplina dhe 3 të dëmtuar.

“Nuk është se do futemi në fushë duke qarë ose duke thënë se ka ndodhur kjo apo ajo, pa lojtarë, por do futemi me besim, me autoritet siç i takon fanelës së këtij klubi. Pastaj trofetë janë të rëndësishëm për gjithësecilin, por sidomos për klubin,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Tirana e mbylli Superligën me pikë të barbarta me Partizanin kampion, por te bardheblutë ekziston ndienja e padrejtësisë për shkak të pretendimeve ndaj arbitrit në ndeshjen me Bylisin.

“Ajo që ikën ikën dhe nuk kthehët më. Sigurisht është një ndienjë jo e mirë. Është një punë shumë e madhe, me shumë sakfrica dhe tranzicion që nuk kurorëzohet me sukses. Gjithsesi shpresoj që nesër të fitojmë Kupën,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Finalen e Kupës Orges Shehi do ta luajë si një trajner pa kontratë, pasi 31 maj është dita e fundit që e lidh me Tiranën. Për të flitet se kjo do jetë ndeshja e fundit, pasi pritet të nënshkruajë me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

“Shkëndija është një klub shumë i rëndësishëm në arenën mbarëkombëtare të futbollit dhe kontaktet kanë qenë edhe më parë me ta. Unë mendoj që gjithçka do zgjidhet dhe do negocionet pas ditës së nesërme. Deri atëherë fokusi është te finalja që është shumë e rëndësishme për ne,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Orges Shehi është emëruar trajner i Tiranës me 17 janar të 2021 dhe me bardheblutë ka fituar një titull kampion në sezonin 2021-2022.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?