Enea Jorgji duke gjykuar në Champions League

'Finale' e parakohshme, Enea Jorgjit i besohet gjykimi i Ajaxit në Europë

5 Mars, 18:29
  • Share

Enea Jorgji dhe ndihmësat e tij nga Shqipëria janë përzgjedhur nga UEFA si gjyqtarë për ndeshjen mes Ajaxit dhe Aston Villas në 1/8 e Conference League. Dueli i "Johan Cruijff" merr jetë mbrëmjen e 7 marsit në orën 18:45 dhe elbasanasi që mban stemën e FIFA-s do jetë kryesor.

Asistentë të tij do jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa i katërt Eldorjan Hamitaj. Në dhomën e VAR do jenë italianët Luca Pairetto dhe Aleandro Di Paolo.

Pasi vendosi drejtësi në Vllaznia 3-1 Tirana fundjavën që lamë pas, tanimë Jorgji do gjykojë në Amsterdam një "finale" të parakohshme në Conference League.

Faximile

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?