Finalja e Champions League në Tring

30 Maj, 18:51| Përditesimi: 30 Maj, 19:10

  • Share

Të shtunën, më 1 qershor, drejtpërdrejt nga Wembley në Londër, Evropa kurorëzon më të mirët. Pas një sezoni spektakolar të Uefa Champions league, në aktin final do të përballen prusianët e pandalshëm me galaktikët legjendarë. Jemi në ligën e kampionëve, aty ku mrekullitë ndodhin. Surprizuesi Edin Terziç përballë “il re” Carlo Ancelotti, në një përplasje deri në frymën e fundit. Para më shumë se 90 mijë tifozëve të pranishëm në stadium dhe dhjetra miliona të tjerëve që do ta ndjekin nga ekrani, Borussia Dortmund do të sfidojë Realin e Madridit, në majën e Evropës, në një duel që do të paralizojë botën…

…dhe që do të mbërthejë para ekranit të Tring Sport 1 çdo tifoz e sportdashës, në një mbrëmje magjike që fillon në orën 20:00 me lidhjen e drejtpërdrejtë nga Wembley, me Hans Zuna dhe kapitenin Lorik Cana, me Studio Champions Finalja e Madhe, me Eva Muratin dhe të ftuarit e saj, me spektaklin madhështor që paraprin ndeshjen, për të kulmuar më pas me finalen e jashtëzakonshme, për të përjetuar kështu magjinë e atyre çasteve që i dhuron vetëm Champions League… Emocione të cilat do të vazhdoni t’i përjetoni ekskluzivisht në Tring për të paktën 3 sezonet e ardhshme, 2024-2027.

Por nuk mbaron me kaq, futbolli, sidomos në finale, është më i bukur kur jemi të gjithë bashkë, ndaj të shtunën në orën 20:00, Tring ju fton të gjithëve tek amfiteatri, në Liqenin e Tiranës, për të parë finalen e madhe, mes emocionesh e brohoritjesh, si tifozë të vërtetë, në një event origjinal dhe gjithëpërfshirës që premton shumë surpriza. Merrni shokë e miq dhe bashkojuni Tring në këtë organizim festiv, enkas për të gjithë sportdashësit që adhurojnë adrenalinën dhe emocionet e forta. Amfiteatri është arena e re sportive për një natë magjike! Të shtunën, më 1 qershor, të gjithë me sytë nga Tring! Kampionët në platformën kampione!

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?