Filozofi Zizek: Koronavirusi është vdekja e kapitalizmit dhe mundësia për të rikrijuar shoqërinë

10 Maj 2020, 20:03| Përditesimi: 10 Maj 2020, 20:06

  • Share

Sipas filozofit gjithashtu është e "trishtueshme që kemi nevojë për një katastrofë për të rimenduar karakteristikat themelore të shoqërisë ku jetojmë "

Filozofi Zizek është një shkencëtar bashkëkohor, psiko-analist gjithashtu, studiues i idealizmit gjerman, marksizmit dhe psikanalizës lakaniane.

Koronavirusi është vdekja e kapitalizmit dhe një mundësi për të krijuar shoqërinë. Eshtë i bindur filozofi sloven Slavoj Zizek, që ka ofruar teorinë e tij mbi atë që po ndodh në botë për shkak të pandemisë së Kovid-19 në një prononcim për “Russia Today”.

Sipas Zizek, në fakt, epidemia e Koronavirusit është një sinjal që njerzimi nuk mund të vazhdojë të jetojë siç ka bërë deri më tani dhe se është i nevojshëm një ndryshim rrënjësor. “Ndoshta një virus tjetër, ideologjik dhe shumë më i dobishëm – nënvizon filozofi – do të përhapet dhe të shpresojmë që do të na infektojë: Virusi i të menduarit të një shoqërie alternative , një shoqëri përtej shteteve-komb, një shoqëri që përditësohet në çdo formë solidariteti dhe bashkëpunimi global.

Hap pas hapi që përhapet frika nga koronavirus, ne duhet të bëjmë zgjedhjen tonë përfundimtare: ose të vëmë në zbatim logjikën më të ashpër të mbijetesës të atij që përshtatet më mirë ose të flasim për komunizmin global, shpjegon Zizek, dhe pastaj shton: “Ky kolaps ekonomik ndodhi pasi ekonomia u bazua thelbësisht mbi konsumin dhe mbi kërkimin e vlerave të promovuara nga vizioni kapitalist, siç është pasurimi material. Por nuk duhet të jetë kështu, nuk duhet të jetë tirania e tregut”

Sipas filozofit, gjithashtu, duhet të reflektojmë edhe mbi faktin e trishtë që paskemi nevojë për një katastrofë që të rimendojmë karakteristikat themelore të shoqërisë ku jetojmë.

Zizek, në fakt është i bindur që nga kjo situatë “do të dalin vlera të reja dhe do riafirmohet rëndësia e komunitetit, e bashkëjetesës dhe intimitetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?