Kasti i aktorëve të filmit

Filmi "Oppenheimer”, fituesi i madh çmimeve Globi i Artë

8 Janar, 22:27| Përditesimi: 8 Janar, 22:44

  • Share

Filmi "Oppenheimer" i regjisorit Christopher Nolan mori pesë çmime dhe fitoi në të gjitha kategoritë kryesore: filmi më i mirë dramatik, regjisori më i mire, aktori më i mirë për Cillian Murphy, i cili luan Robert Oppenheimer dhe aktori më i mirë në rol joprotagonist për Robert Downey Jr.

1704749458_tryukryukmtykty.JPG

Regjisori Christopher Nolan

1704749530_ytutulyuy.JPG

Paul Giamatti

Aktori Paul Giamatti dhe aktorja Da'Vine Joy Randolph fituan për intepretimin e tyre në filmin "The Holdovers."

Lily Gladstone u shpall aktorja më e mirë në kategorinë dramë, për rolin në filmin "Killers of the Flower Moon" të regjsorit Martin Scorsese. Gladstone, e cila e filloi fjalimin e saj pas marrjes së çmimit, duke folur në gjuhën e fisit të saj, Blackfeet Nation, është fituesja e parë indigjene në këtë kategori.

1704749624_krukryukty.JPG

Aktorja Lily Gladstone

"Kjo është një fitore historike," tha aktorja Gladstone. “Nuk më takon vetëm mua”.

“Hi, Barbie”

Robert Downey Jr, u vlerësua si aktori më i mirë dytësor për rolin e tij në filmin “Oppenheimer”, duke çuar kështu në shtëpi për here të tretë një çmim të Golden Globes. Aktori Ryan Gosling ishte konsideruar konkurienti i tij më i fortë, një prej përballjeve të shumta “kokë më kokë” mes filmit "Oppenheimer" dhe filmit “Barbie” të regjisores Greta Gerwig.
Regjisorët u përballën edhe në kategorinë për regjisorin më të mirë, ku çmimin e mori Christopher Nolan.

1704749739_tryukryukfryuktfr.JPG

Regjisorja Greta Gerwig dhe aktorja Margot Robbie

"Barbie", kryefjalë e vitit që lamë, ka arritur fitime prej 1,4 miliardë dollarësh.

Kënga e Billie Eilish' "What Was I Made For?" në filmin “Barbie” u vlerësua në kategorinë e këngës më të mire origjinale.

1704749861_rhjurukfuf.JPG

Këngëtarja Billie Eilish

Shumë menduan se ky çmim do shkonte për këngëtaren "Taylor Swift, por nuk ndodhi kështu.

1704749944_yhuiuip.JPG

Aktorja Margot Robbie

Margot Robbie, ylli dhe producentja e "Barbie", pranoi çmimin me një fustan rozë të modeluar sipas Superstar Barbie, të vitit 1977 .

1704750006_ytryiltyit.JPG

Kasti i aktorëve të "Poor Things"

Rikthimi i Globit të Artë

Pak vite më parë, Globi i Artë ishin në prag të kolapsit. Pasi gazeta Los Angeles Times raportoi se Shoqata e Përfaqësuesve të Shtypit të Huaj në Hollivud (HFPA) nuk kishte anëtarë me ngjyrë, Hollivudi e bojkotoi organizatën.

Në vitin 2022 çmimet u anuluan dhe u hoqën nga TV. Pas reformave, ceremonia u rikthye në rrjetin NBC vitin e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare.
Ceremonia tërhoqi 6.3 milionë shikues, një nivel i ri i ulët në NBC dhe shumë larg nga rreth 20 milionë shikues që e kishin ndjekur më parë përmes ekranit.

Golden Globes u blenë nga Eldridge Industries dhe Dick Clark Productions, të cilat i zotëron Penske Media, dhe u kthyen në një sipërmarrje fitimprurëse.

Shoqata e Përfaqësuesve të Shtypit të Huaj që raportojnë mbi Hollivudin, që kishte rreth 90 votues, u shpërbë dhe tani për çmimet votojnë një grup prej rreth 300 gazetarësh nga e gjithë bota.

Këtë vit, për shkak të grevave të aktorëve dhe skenaristëve, çmimet Globi i Artë u transmetuan përpara atyre Emmy, që u shtynë për në 15 janar./ VOA

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?