Princ Harry dhe Meghan Markle

Filmi i ri i James Bond krijon situata të tensionuara në familjen mbretërore britanike

30 Qershor 2020, 20:31| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 20:36

  • Share

Filmi i ri i James Bond krijoi situata të tensionuara në familjen mbretërore britanike. Sipas burimeve, producentët e "No Time to Die" dëshirojnë që Meghan Markle dhe Princ Harry të shfaqen në premierën e filmit në  Los Angeles, që do të zhvillohet në nëntor për shkak të koronavirusit. Deri këtu nuk ka ndonjë problem, por Kate Middleton dhe Princ William do të jenë në premierën e filmit në Londër një javë para asaj në Los Angeles.

Kjo nuk duket si diçka e madhe për t’u bërë problem, por oraret mund të krijojnë konflikt midis çifteve. Fakti që producentët kanë zgjedhur Meghan dhe Harry si të ftuar nderi për premierën në Hollywood shkakton shumë dyshime nëse Kate dhe William do të jenë prezentë në premierën në Londër.

Publikimi i filmit u vonua për shkak të pandemisë koronavirus, pasi premiera ishte planifikuar të zhvillohej në Monako në prill. Kjo ishte dalja përfundimtare e aktorit britanik Daniel Craig në rolin e Bond, pas spekulimeve se ai ishte duke u larguar nga ai rol. 

Skenat e ndjekjeve të makinave u filmuan vitin e kaluar në Matera të  Italisë, duke tërhequr emocione për filmin e fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?