Qeni Messi

Filmi i Festivalit në Kanë, mes yjeve edhe qeni i famshëm Messi

15 Maj, 13:00| Përditesimi: 15 Maj, 13:04

  • Share

Mbrëmja e djeshme shënoi edhe natën e parë të Filmit të Festivalit të Kanës në jug të Francës. Festivali u hap me premierën e filmit francez Le Deuxieme Acte (Akti i dytë).

Shumë yje si Meryl Streep, Eva Green, Léa Seydoux, Jane Fonda, Lily Gladstone, Heidi Klum kaluan në tapetin e kuq, por ai që tërhoqi më shumë vëmendje ishte qeni i famshëm Messi.

Së bashku me trajneren e tij, Laura Martin Contini, ai ngjiti shkallët në Palais des Festivals dhe duke ngritur putrat e përparme përshëndeti të ftuarit si një yll i vërtetë.

Qeni Messi u bë i njohur nga filmi 'Anatomy of a Fall'.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?