Will Smith

Filmi “Emancipation” rrezikon nominim në Golden Globe, shkak shuplaka e aktorit Smith në Oscar

22 Dhjetor 2022, 19:18| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 19:22

  • Share

“Emancipation”, projekti dhe filmi i fundit i Will Smith-it ka gjeneruar pak të ardhura në krahasim me prodhimin e tij, kjo sipas mediave të huaja, ka ndodhur për shkak të shuplakës së famshme në Oscar. Madje, filmi rrezikon nominimin e Golden Globe.

Për aktorin, filmi i fundit ishte një nga më të dashurit nga të gjithë filmat e tjerë ku ka luajtur, madje sipas tij është edhe filmi më i suksesshëm nga ana artistike, por pas shuplakës së ‘famshme’ në Oscar, i duhet shumë kohë për ta rikuperuar gabimin.

Shakaja e Rock-it për gruan e Smith, Jada Pinkett, e cila vuan nga alopecia areata, në skenën e Oscars e shtyu yllin e Hollivudit të ngrihej nga vendi dhe të godiste me shuplakë humoristin para publikut.

Një vit më vonë, ai ende po përballet me pasojat e veprimeve të tij. Sipas Radar Online, fitimet e filmit në arkat botërore janë zhgënjyese. Prodhimi ka kushtuar 120 milionë dollarë dhe deri më tani arkëtimet arrijnë në 3 mijë dollarë.  I njëjti shkrim në mëeida thotë se Ëill Smith është vërtet i zhgënjyer dhe i trishtuar kur sheh se çfarë ka arritur po i shembet.

Një burim i afërt me aktorin tha për Radar Online : “Will e di se rruga drejt rimëkëmbjes është e gjatë dhe shumë njerëz nuk do ta falin atë. Por kjo është ajo që e bën atë të dëshirojë të kthehet”.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?