4 mijë vizatime për filmin e animuar “Burri”, Artur Dauti takon personazhin real me atë vizatimor: Duhet shkollë për filmin e animuar

25 Shkurt 2022, 09:54| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 10:07

  • Share

Ishte viti 1981, kur regjisori e piktori Artur Dauti do të ndërtonte filmin e tij të parë të animuar. Nga “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” tek filmi premierë “Burri”, numëron 25 filma të animuar.  Është pasioni, siç thotë, që e bën të vijojë, ndërkaq, risitë në filmin e fundit me metrazh të shkurtër janë të shumëfishta. Nga vizatimi me laps e letër, tek sporva me tabletë, teknika tanimë është ajo digjitale.

‘Është i realizuar me dekore reale dhe me personazhe reale. Vështirësia rritet dyfish se ka të bëjë me koordinimin apo me sinkronizmin e aktorit real dhe aktorit në vizatium. Falë eksperiencës, arrita të realizoj këtë lloj filmi.’- tha Dauti.

Është një punë kolosale, pas lojës së një personazhi të animuar, por sekretet e këtij arti, ‘brumosen’ me kohën. Për filmin “Burri”, ku veset luftohen e ironizohen, Dautit i janë dashur afro 4 mijë vizatime.

‘Të gjitha këto lëvizje janë të vizatuara nga aktori i filmit që për mua është edhe aktor i filmit. Nëse një animator është aktor i mirë, atëherë është edhe personazhi është aktor shumë i mirë.’- u shpreh ai.

Mjafton një celular sot, për të lëvruar këtë zhanër siç thotë artisti, por vështirësitë qëndrojnë në aspektin financiar, sikundër edhe tek vëmendja e munguar institucionale.

‘Fatkeqësisht filmi i animuar nuk ka shkollë. Që një gjini të përparojë duhet në radhë të parë të mësohet.’- tha ai.

Filmi “Burri”, u prezantua në kinemanë e Arkivit të Filmit dhe është prodhim i Qendrës Kombëtare Kinematografike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?