Nis turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë/ Ekipi kombëtar dhe Tirana e mbushur me sportistë danez: Krenarë kë përfaqësojmë

20 Maj, 12:22| Përditesimi: 20 Maj, 14:46

  • Share

Ka nisur nga sheshi ‘Skënderbej’ turi çiklistik i 81 kombëtar ku marrin pjesë përveç ekipeve shqiptare edhe 12 ekipe të huaja nga Holanda, Danimarka, Anglia, Serbia dhe shtete të tjera. Do garojnë mbi 120 çiklistë në 5 etapa të ndryshme, në një terren që ka karakteristika malore. Pjesë e ekipit kombëtar është edhe Lukas Sulaj Kloppenberg, i cili është me baba danez dhe ka lindur atje.

“Mami është nga Tirana dhe gjyshi nga Vlora. Shumë krenar që jam gjysmë shqiptar. Gjitashtu jam kampion i Shqipërisë dhe e përfaqësoj atë në gara të ndryshme europiane,”-u shpreh Lukas Sulaj Kloppenber.

Pritshmëri të larta ka nga ekipi i Tiranës, që në gjirin e saj ka edhe çiklistë danez.

“Më pëlqente shumë të vija në Shqiperi për stërvitje dhe gara. Kam qenë ketu 3 vitet e fundit dhe jam i lumtur që jam rikthyer të garoj dhe me këtë organizim. Me bindi trajneri i kombëtares që të garoj për ekipin e Tiranës,”-tha çiklisti danez i Tiranës.

Mes shumë ekipeve është edhe përfaqësuesja e Serbisë, që për vite me rradhë është pjesë e turit çiklistik të Shqipërisë.

“Është shumë bukur dhe po e shijojmë Shqipërinë. Shprersojmë të kemi gara të mira sepse niveli tani është shumë i mirë. Urojmë të fitojnë ndonjë etapë këtu,”-u shpreh një çiklist serb.

Për presidentin e federatës së çiklizmit në këtë organizim nuk do prevalojë vetëm gara sportive.

“Mendojmë që bukuritë përrallore që ka vendi jonë dhe aq më shumë për turizmin, do zhvillohet një aktivitet shumë i fortë. Kemi shpresa, që ashtu si vjet Shqipëria të jetë në vendin e parë,”-deklaroi Skënder Anxhaku, president i federatës shqiptare të çiklizmit.

Turi çiklistik i Shqipërisë këtë sezon përfshin pesë etape, që fillojnë në Tiranë dhe mbyllen në Fier ditën e premten. Garat vlejnë gjithashtu për Olimpiadën e Parisit, ndërsa turi çiklistik i Shqipërisë njihet edhe nga federata ndërkombëtare.

Pesë etapat e garës:

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, në orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë.

Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan.

Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.

Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?