Fillon mbledhja e Këshillit Kombëtar, anëtarët e presin Bashën me duartrokitje! Një nga prej tyre braktis mbledhjen: Kërkova të vërtetohej kuorumi i nevojshëm

12 Dhjetor 2021, 15:43| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 16:12

  • Share

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha është pritur më duartrokitje në sallë nga anëtarët.

Të gjithë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur duke pritur kryedemokratin. Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Kondi ka braktisur mbledhjen duke kërkuar që të vërtetohej kuorumi i nevojshëm, që sipas tij nuk u pranua nga Basha. Por burime për Repor Tv bëjnë me dije se i është thënë se do t'i verfikojmë.

‘Në respekt të atyre demokratëve që më kanë votuar erdha të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të vërtetohej kuorumi i nevojshëm gjë e cila nuk u pranua nga Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte nga më të paprecedentat. Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat në këtë lloj mënyrë unë nuk e kuptoj dot. Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë për të gjithë demokratët.’- tha ai.


Lajmi kryesor:

Basha hakmerret, shkarkon nga pozicionet drejtuese grupin 'berishian'! Këshilli Kombëtar voton për largimin e Palokës, 5 anëtarëve të Kryesisë e 4 sekretarëve! Berisha nuk preket


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?