Rrethrrotullimi i TEG

Fillimi i punimeve në rrethrrotullimin e TEG, do të devijohet trafiku gjatë natës për 1 javë! Ja rrugët që duhet të ndjekin automjetet

11 Prill 2022, 13:26| Përditesimi: 11 Prill 2022, 13:32

  • Share

Duke filluar nga data 15 prill, do të devijohet trafiku në rrethrrotullimin e TEG, kjo si pasojë e fillimit të punimeve në zonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ky devijim do të bëhet natën, nga ora 22:00 deri në orën 06:00 dhe do të zgjasë për 1 javë, deri më 22 prill.

Për pasojë, mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës.

Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.

Mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.

Harta si do të bëhet devijimi i trafikut

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?