Foto ilustruese

Filiza të rinj jete në këto ditë të zymta prej koronavirusit, 14 bebe të porsalindura regjistrohen në Shijak

17 Prill 2020, 23:08| Përditesimi: 17 Prill 2020, 23:10

  • Share

Shijaku deri më tani nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus dhe i është gëzuar gjatë këtyre 5 javëve izolim edhe foshnjave që kanë ardhur në jetë.

14 bebe të porsalindura janë regjistruar nga 10 marsi deri më tani në Gjendjen Civile të Shijakut, nga të cilat 7 prej tyre kanë lindur jashtë Shqipërisë.

Ndërsa njerëzit janë ende të tronditur nga koronavirusi dhe vuajnë kufizimet e ndërmarra në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19, bebet e ardhura në jetë gjatë kësaj periudhe janë një sinjal shprese dhe triumfi të jetës mbi vdekjen.

Këtë lajm të mirë e ka trasmetuar kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana.

“Këto filiza të rinj jete janë forca e së ardhmes, një të ardhme pa izolim, pa koronavirus, e bukur dhe shpresëdhënëse. Jetë të gjatë fëmijëve! Dhe ju prindër uroj ta shijoni sa më shumë prindërimin!”, ka shkruar ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?