Fileto pule role e mbushur nga zonja Albana

11 Janar 2023, 12:20| Përditesimi: 11 Janar 2023, 12:21

  • Share

Fileto pule role e mbushur

Përbërësit:

  • 4-5 feta fileto pule
  • 100 gr proshutë
  • 5-6 gjethe lakre
  • Djathë parmixhano
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht rrahim mirë filetot e pulës dhe më pas në tryezën e punës shtrojmë një qese celefon, mbi to vendosim filetot e pulës, të cilat i marinojmë me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Mbi çdo fileto vendosim nga një fetë proshutë, nje gjethe lakër (në mungesë një fletë sallatë jeshile), djathë parmixhano të grirë, kripë dhe piper të zi. I mbështjellim filetot në formën e roleve dhe i vendosim në një tavë në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?