Receta

Fileto pule me bizele nga zonja Vjollca

24 Qershor 2021, 09:57| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 09:58

  • Share

Fileto pule me bizele

Përbërësit:

400 gr fileto pule

miell për pudrosje e mishit

1 qepë e vogël

1 karrotë e vogël

vaj e gjalp

1/2 gotë verë të bardhë

400 gr bizele

kopër

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Presim mishin e pulës në kubikë dhe shirita e pudrosim me miell dhe shkundim mirë miellin duke I kaluar copat e filetoës në sitë. Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin 1 lugë gjelle gjalp dhe vaj dhe kaurdisim qepën të grirë hollë, karrotën në kubikë të vegjël.

Shtojmë fileton në kubikë dhe I përziejmë sëbashku deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe bizelet I përziejmë mirë duke I shuar me verë të bardhë. Shtojmë kripë dhe piper të zi, lën pule ose vaj sat ë mbulohen bizelet dhe mishi dhe I lëmë të ziejë për 20-25 minuta në fund e spërkatim me pak kopër ( 1 lugë gjelle ) dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?