Fileto pule e mbushur me djath dhe domate të thata nga zonja Vjollca

7 Janar 2021, 10:59| Përditesimi: 7 Janar 2021, 11:01

  • Share

Fileto pule e mbushur me djath dhe domate të thata

Përbërësit:

700 gr fileto pule

150 gr djath i verdhë

80 gr domate të thata

Për brumin

1 vezë

100 gr pure domate

kripë dhe piper te zi

majdanoz I thatë

1 thelpi hudhër

2 lugë gjelle miell

pak vaj dhe gjalp për skuqje

Përgatitja:

Presim filetot e pulës në feta të holla e mbulojmë me celefon dhe e shtypim lehtë. Vendosim fetën e filetos së pulës në tavolinën  e punës. Vendosim në të duke zënë ½ e sipërfaqes një fetë djath përsëri me 1 fetë djath dhe me pjesën bosh të filetos. Të njëjtën gjë përsërisim me të gjitha filetot. Në një tas rrahim 1 vezë të plotë, shtojmë në të pure domate, kripë dhe piper të zi, majdanoz të thatë, 1 filxhan kafe dhe 1 thelpi hudhër të shtypur I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas duke shtuar në fund 2 lugë gjelle miell. I përziejmë mirë deri sat ë na formohet një brumë I lidhur që derdhet nga luga. Në një tigan shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Vendosim filetot e mushura dhe I skuqim sat ë zverdhen pak, më pas I lyejmë me brumin që përgatitëm dhe vazhdojmë skuqim përsëri. I vendosim në një pjatancë të shoqëruar me sallatë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?