‘Figurë e jashtëzakonshme!’ 3 vjet pa Besim Zekthin, Ansambli rikthen ‘shqiponjën e valleve’! Artistët: Na frymëzoi, traditën do ta çojmë përpara

31 Tetor 2023, 15:42| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 16:59

  • Share

Janë me qindra figurat artistike, që Besim Zekthi nguliti përmes valles në memorien e publikut. 3 vjet nga mungesa e tij fizike, ‘Kreshniku i lirisë” nderohet në Opera, përmes koncertit ‘in memoriam’ si “Legjenda e valles shqipe, Nder i Kombit”.

“Ishte një figurë e jashtëzakonshme, me një interpretim fantastik, ku depërtonte në zemrat e të gjithë publikut”, thotë përgjegjsja e valleve Brikena Jaupaj.

Nga ‘Vallja e Librazhdit’, përmes kërcimit dhe këngës, përshkohet gjatë kësaj mbrëmjeje artistike, tradita e Rugovës, Shëngjergjit, Çamërisë. Besim Zekthi kujtohet edhe si koreograf.

“Krijimet e Besim Zekthit, i kanë rezistuar kohës, do të thotë që i ka bërë me shumë dashuri e shpirt”, thotë më tej Jaupaj.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Orkestra e  drejtuar nga Sokol Marsi e rikthejnë kështu këtë në skenën e tij mjeshtrin e valles popullore mbarëshqiptare, që skaliti figurat e krijuara nga Panajot Kanaçi dhe e pa uroi më tej repertorin tonë të vallëzimit.

“Panajot Kanaçi ishte karakteri i valles shqiptare, ndërsa Besim Zekthi ishte shpirti i saj”, thotë  valltari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Leonard Delia.

“Unë kam mbaruar për balet kasik, por a qenë dëshira ime e madhe për të trashëguar kulturën tonë që vazhdova me vallen” , thotë valltarja Selina Bollati.

Ish solisti-ikonë i Ansamblit mbetet “Shqipja e valleve”, që ka inspiruar për të ruajtur traditën pasardhësit e tij në skenë, dhe vazhdon të frymëzojë brezin e ri.

“Potencën, ndjesitë e tyre në skenë, na i kanë sjellë dhe ne përmes valles”, thotë valltari Endri Sejati.

“Vallet e profesor Besim Zekthit  të inspirojnë. Vetëm të dëgjosh tingujt, ritmin e tyre të krijon dëshirën për të kërcyer më shumë”, shton më tej Rei Berisha.

Me krijimtarinë e tij, Zekthi, arrin që edhe në mungesë fizike, ta krijojë përmes valles shqipe, një ‘festë’ të madhe për Ansamblin e Shqipërinë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rruga Dibres: 31/10/2023 16:17

    Besim Zekthi i pavdekshem ! Ikona e valles popullore shqiptare,qe e ngriti pelqyeshmerine e saj ne nivel Europian ! Kujtoni Gjerdanin e Arte qe Ansambli yne i kengeve dhe valleve,morri ne Festivalin e Dijonit ne France (viti 1970),me Besimin ne "qender" te suksesit ! Besimi dhe Sadija,nga ciftet me te bukura te Tiranes se viteve 60'te ! I gjithe "trungu" faniljar,njerez te thjeshte,te ndershem dhe punetore,Tironca 24 karat ! I paharruar per brezin tone ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?