Filloreta Raçi

Fifi zbulon sakrificat e prindërve të saj: Shitën të gjithë floririn për mua

24 Korrik 2022, 16:30| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 16:37

  • Share

Si të gjithë prindërit që sakrifikojnë për fëmijët e tyre, të njëjtën gjë kanë bërë dhe prindërit e Fifit për të.

Këngëtarja e njohur është shprehur se prindërit e saj kanë shitur edhe florinjtë që mos ti mungonte asgjë. Artisja rrëfeu se ata i kanë dhënë mundësinë asaj të jetoj dhe dëshira e saj më e madhe është ti bëjë krenarë. 

 “Që nga mosha 6-vjeç a 7-vjeç deri në 22-vjeç me qenë të gjithë me valixhe në dorë është shumë e rëndë psikologjikisht. Për këtë arsye unë ia di rëndësinë çdo gjëje edhe më të vogël. Dua pak, por e dua me nder. Për këtë arsye çdo njeri që nuk ka e respektoj më shumë se një njeri që ka. Ata që kanë nuk i vlerësojnë gjërat që kanë ndërsa ata që nuk i kanë i’ua dinë vlerën.

Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin. Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, s’kam bërë asgjë. Ata më kanë dhënë mundësinë të jetoj që është gjëja më e bukur në botë. Nëse diçka në botë për mua është e shenjtë, për mua janë ata të dy,- tregoi ajo.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?