Fifi ka një kërkesë publike për kryeministrin Rama

11 Gusht 2022, 12:28| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 12:30

  • Share

Këngëtarja Fifi ka një kërkesë publike për kryeministrin Edi Rama, por edhe për zyratrët e tjerë të qeverisë.

Përmes një postimi në ‘Insta Story’, Fifi i është drejtuar Ramës, presidentit Bajram Begaj, ministres së Kulturës Elva Margariti e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku i kërkon të pajiset me një pasaportë shqiptare.

Fifi shkruan se prej 7 vitesh është zhvendosur në Shqipëri dhe tashmë po e zhvillon karrierën këtu dhe për këtë arsye kërkon nënshtetësi shqiptare.

Nuk dihet përse këngëtarja e ka bërë këtë kërkesë publike, apo nëse këngëtarja ka bërë kërkesë për nënshtetësi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tana: 11/08/2022 15:35

    Ana Ilir Meta me mire tja jipte Fifit se spiunave te sigurimit!

    Përgjigju
  • Ana: 11/08/2022 12:32

    Ik moj njeri pa tru, dashke dhe pashaporte shqiptare zotrote Thuaja Adis Patushit se mos ta rregullon ai. Atdhetare te thekur ju, doni te levizni pa probleme se hall tjeter nuk keni !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?