Adisi dhe Fifi

Fifi ia thotë troç të dashurit: Hajde tundu mos më rri, unazën tani!

6 Nëntor 2022, 22:15| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 22:22

  • Share

Pas daljes nga BBV, këngëtarja Fifi po shijon lidhjen e dashurisë me Adis Patushin. Të dy bëjnë shpesh postime në rrjete sociale ku i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.

Në një video të ndarë së fundmi në Instastory, këngëtarja shfaqet krah të dashurit dhe shkruan: “Të dua deri në vdekje edhe hajde tundu mos më rri… unazën tani!!”

Nuk mungoi reagimi nga ana e Adisit, i cili e ka ripostuar videon me mbishkrimin: “Unë e kam pas planifiku në jetën time ktë”.

Kujtojmë se çifti nuk është përpjekur asnjëherë të fshihet nga kamerat.

Postimi në Instagram

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?