Fifi dhe partneri i saj

Fifi feston 1-vjetorin me Adis Patushin: 1 vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që unë i di..

19 Dhjetor 2022, 10:31| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 10:36

  • Share

Këngëtarja e njohur Fifi dhe Adis Patushi kanë festuar 1 vjetorin e marrëdhënies së tyre të dashurisë. Në këtë ditë të veçantë për çiftit, Fifi i ka dedikuar një urim “nanushit” të saj  në instagram ku i shpreh dashurinë në mënyrën që ajo di shumë mirë ta bëj duke qenë e bindur në marrëdhënien që kanë krijuar me njëri-tjetrin.

Krahas një fotoje në Instagram, këngëtarja ka shkruar:

“Sot 1 vit më parë të kam bërë timin .. sot 1 vit më parë ti kishe frikë qe unë s’do jem e jotja .. e sot 1 vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që unë i di..

që dashuria ime për ty veç do rritet ma shumë e do mundohem mos të të zhgënjej për këtë të jesh i bindur e të betohem në dashurinë tonë . Të Dua Nushi!! #1stanniversary”,  shkruan Filloreta Raçi në llogarinë e saj në instagram

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?