Graniti dhe Fifi

Fifi dhe Graniti në një lidhje dashurie? Këngëtarja sqaron gjithçka në 'Instagram', ja çfarë ka postuar

27 Dhjetor 2021, 22:25| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 22:27

  • Share

Prej ditësh Fifi dhe Graniti po përfliten se janë bashkë në një lidhje dashurie. Dyshja ishin dy nga ish-konkurrentët më të përfolur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërlikuar dhe aludimet e ngritura herë pas here për një lidhje të mundshme.

Ata ishin shumë të afërt brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke na dhuruar momente romantike gjatë rrugëtimit të tyre, e jo më kot edhe fansat e “çiftit” kanë dashur një ribashkim mes tyre.

Daljet e tyre të shpeshta kohët e fundit kanë ngritur zëra për një lidhje të mundshme, por Fifi ka sqaruar gjithçka përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Instagram.

"Kam fiks një muaj që shoh lajme, tags, komente etj, duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin Jo nanusha, portale, jo o dashamirës. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjetur një mik si Graniti, por kaq. Ju dua!,- ka shkruar ajo. 

InstaStory i publikuar nga Fifi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?