Këngëtarja e njohur, Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi

Fifi dhe Adisi drejt martesës? Këngëtarja u përgjigjet fansave nëse do të ketë një unazë nga partneri i saj

4 Maj 2023, 11:45| Përditesimi: 4 Maj 2023, 11:51

  • Share

Këngëtarja e njohur, Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi sapo janë bërë prindër të një djali dhe në një nga pyetjet që fansat i kanë bërë këngëtares në instagram më së shumti pas lindjes dhe për të cilën të gjithë jemi kuriozë është nëse çifti do të martohen këtë verë.

Fifi e nisi historinë e dashurisë me Adis Patushin që prej daljes nga Big Brother dhe prej asaj kohe çifti duket se kanë gjetur shpirtin binjak te njëri tjetri, tanimë ata janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Theo Mal.Mirëpo edhe pse tani ata janë bërë një familje, çifti nuk e kanë kurorëzuar ende dashurinë  e tyre dhe pas lindjes së djalit do të ishte momenti i duhur për të bërë një dasmë të bukur

Listës së personazheve të shumtë VIP që kanë njoftuar se do të martohen dhe do të kurorëzojnë dashurinë e tyre mund t’iu shtohet shumë shpejt edhe Fifi.Fansat e kanë pyetur këngëtaren në instagram nëse ajo dhe Adisi do të martohen këtë verë dhe me heshtjen e saj ajo ka lënë të kuptohet diçka e tillë edhe mund të ndodhë.

A do të ketë një unazë nga ky i fundit? Fifi nuk u përgjigj as “Po”, as “Jo”, duke rritur dyshimet se mund të vijë ndonjë propozim!

“Hmm, edhe kjo”- tha Fifi, duke lënë të kuptohet se po i mungon unaza në gisht.

Më herët, këngëtarja ka shprehur dëshirën për të kurorëzuar dashurinë e saj por planet e tyre nuk dihen ende.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?