Trofeu i Kupës së Botës

FIFA shton buxhetin, sa milionë euro përfitojnë tre vendet e para në "Katar 2022"

16 Dhjetor 2022, 10:33| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 10:35

  • Share

Botërori "Katar 2022" është drejt fundit teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t'u zhvilluar. Veç finales së madhe të diel në 16:00, nesër po në këtë orar luhet edhe ndeshja mes Kroacisë dhe Marokut e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt.

Nëse ju duket çudi se për çfarë arsye zhvillohet një takim i tillë, mjafton të kujtojmë se në lojë janë 26 milionë euro. Këtë shumë do shpërndajë FIFA për skuadrën që del e treta në Botëror.

Në këtë Botëror që mbyllet të diel me finalen Argjentinë - Francë, FIFA ka shtuar buxhetin me 40 milionë euro, duke shpërndarë për klubet dhe ekipet kombëtare 440 milionë euro.

Secili klub që ka një lojtar në "Katar 2022" përfiton 10 mijë euro në ditë, duke bërë që ekipet e mëdha të mbushin arkat. Vendi i parë në këtë turne do përfitojë 40 milionë euro, i dyti 29 milionë dhe i treti 26 milionë euro.

Përpara vitit 2006 FIFA nuk kishte shpërndarë më shumë se 10 milionë euro në një Kupë Bote, me Italinë e 1982 që përfitoi 2.2 milionë euro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?