Kombëtarja kuqezi

FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria nuk ndryshon vend! Kosova bie me një pozicion

20 Korrik 2023, 12:52
  • Share

Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka publikuar këtë të enjtë më 20 korrik renditjen e re të skuadrave Kombëtare. Bie në sy se Shqipëria e Sylvinhos mban pozitën e 65-të, njëjtë si në publikimin e një muaji më parë. Një pozitë ka humbur Kosova, me Dardanët që e shohin veten në vendin e 109.

Në ndeshjet e qershorit Kombëtarja shqiptare mori dy fitore në grupin E kualifikues të Euro 2024, duke mbajtur vendin e dytë në grup me gjashtë pikë, një më pak se Çekia. Diçka e tillë ka bërë që FIFA të vlerësojë ecurinë e kuqezinjve, teksa tanët grumbullojnë 1357.39 pikë, në renditje.

Në historinë e futbollit shqiptar, kuqezinjtë kanë qenë në pozitën e 22-të në 2015, renditja më e lartë ndonjëherë për futbollin tonë.

Nga ana tjetër, Kosova me ecurinë jo të mirë në katër ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024 ka rënë me një pozicion. Vendin e parë të futbollit vijon ta kryesojë Argjentina, me disa shifra dhjetore më shumë se Franca. Pas tyre Brazili, Anglia, Belgjika, Kroacia, Holanda, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Dhjetë skuadrat kombëtare kryesuese

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or ju: 20/07/2023 13:43

    Po cna duhet ne Kosova se ku eshte? Ore e sekond Kosova e Kosova.

    Përgjigju
    • Tom: 20/07/2023 16:19

      Ik ore kokebosh .

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?