FIFA

FIFA provim me 3800 agjentë futbolli, gjysma 'nuk kalojnë klasën'

28 Prill 2023, 12:39| Përditesimi: 28 Prill 2023, 12:38

  • Share

Ditët e fundit FIFA zhvilloi për herë të parë provimin për agjentët e futbollit. Rregulloret e reja u vendosën në fillim të vitit, ndaj kushdo që dëshiron të bëhet agjent futbolli duhet të kalojë një provim. Megjithatë situata në testin e parë nuk ishte optimist, teksa afro gjymsa e kandidatëve nuk mundën të kalonin klasën.

FIFA ka njoftuar se në provimin e parë janë paraqitur 3800 kandidatë, por provimin me sukses e kanë kaluar vetëm 1962 kandidatë. Kjo do të thotë se 52% e tyre kanë kaluar dhe 48% kanë dështuar. Të gjithë ata që kanë dështuar në provim duhet ta kalojnë atë jo më vonë se data 1 tetor.

Në provim morën pjesë kandidatë nga 138 vende anëtare të FIFA-s. Çdo kandidat mori 20 pyetje dhe grupet përbëheshin nga 200 persona. Për të kaluar, një kandidat duhej të kishte të sakta 75 përqind të pyetjeve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?