Futbolli rus merr goditje të fortë, pezullohet nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare! Asnjë ndeshje për ekipin kombëtar dhe klubet

28 Shkurt 2022, 18:41| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 21:57

  • Share

Tani është zyrtare! Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA "kanë vendosur sot së bashku që të gjitha skuadrat ruse, qofshin ato përfaqësuese kombëtare apo ekipe klubesh, do të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë”.

'Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë', thuhet në deklaratën e përbashkët të hënën. 'Të dy presidentët (FIFA dhe UEFA) shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të mund të jetë sërish një lidhje për unitetin dhe paqen mes njerëzve.'- thanë ato.

Këtu përfshihen ndeshjet 'play of' të Botërorit për kombëtaren ruse, por edhe dy ndeshjet që kishte me Shqipërinë në Ligën e Kombeve më 2 dhe 13 qershor. Vendimi është marrë në kuadër të sanksioneve ndaj Rusisë, pas sulmeve ndaj Ukrainës.

Nga klubet ruse të paktën për këtë sezon të kupave të Europës pas pezullinit nga FIFA e UEFA e pëson Spartaku i Moskës që është në garë ne Europa League ndaj gjermanëve të Lajpcig. Kombëtarja ruse është pezulluar nga ndeshjet e play-off të Kupës së Botës ku ndeshjen gjymsefinale të kesaj faze e kishte me Polonine me 24 mars. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UEFA: 28/02/2022 23:01

    Nuk eshte hera e pare. Keshtu e pesoi edhe Serbia ne Europianin e vitit 1992 qe kishte dale edhe ne finale por u perjashtua si pasoje e raprezaljeve qe beri ne Kosove duke u zevendesuar nga ekipi i Danimarkes qe erdhi direkt nga pushimet duke e fituar Euro 1992.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?