Edson Arantes do Nascimiento (Pele)

FIFA merr vendimin, 1 minutë heshtje në çdo fushë futbolli për nder të Pele

31 Dhjetor 2022, 10:07| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 10:08

  • Share

Edson Arantes do Nascimiento i njohur në gjithë botën si Pele, u nda nga jeta në 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare. "Mbreti" që i dha një tjetër dimension futbollit do mbahet mend për "vallëzimet" në fushë, teksa i dha kuptim lojës. Në nder të tij, FIFA ka vendosur që në çdo fushë ku do luhet futboll këtë javë dhe javën që vjen, një minutë heshtje do jetë në nderim të tij.

Si më i madhi që fusha e futbollit ka parë, Pele merr një nderim të gjerë në gjithë globin, teksa edhe në ndeshjet e moshave do ketë nderim për të. Ylli brazilian u shua në moshën 82-vjeçare pas një komplikacioni me shëndetin, teksa muajin e fundit e kaloi në spital.

Homazhet në nderim të tij do zhvillohen të hënë dhe të martë në stadiumin e Santos, aty ku legjenda kaloi kohën më të madhe si futbollist deri në vitin 1975, teksa dy sezonet e tij të fundit i kaloi në SHBA me New York Cosmos.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?