Bebe Rexha dhe klipi i këngës

FIFA ia beson Bebe Rexhës himnin e Kupës së Botës për Klube (VIDEO)

13 Dhjetor 2023, 21:15| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 21:16

  • Share

FIFA ia ka besuar artistes shqiptare Bebe Rexha himnin për Kupën e Botës për Klube 2023 që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Organizmi ndërkombëtar i futbollit ka bërë publike edhe këngën e interpretuar nga ylli i pop-it.

“It’s On” titullohet kënga dhe i bën jehonë futbollit. Bebe Rexha ka qenë katër herë e nominuar për çmimet “Grammy” dhe njihet për hitet e saj që kanë pushtuar klasifikimet botërore të muzikës, sjell talentin e saj në “It’s On”, duke kapur thelbin e turneut elitar botëror të futbollit të klubeve, që ofron një sfond perfekt për dramën dhe emocionin në fushë, shkruan FIFA.

Turneu filloi më 12 dhjetor, ku Fluminense, Manchester City, Urawa Reds, Al Ahly, Club Leon, Auckland City dhe Al Ittihad do të përballen kokë më kokë, dhe kulmon me finalen më 22 dhjetor.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?