Tirana - Skënderbeu

FIFA i ka bllokuar merkaton, dy klubet e Superligës në vendnumëro

26 Janar, 21:21| Përditesimi: 26 Janar, 21:22

  • Share

Fundi i janarit është pranë dhe bashkë me të edhe merkato e transferimeve të lojtarëve, të paktën në hyrje. Dy nga klubet e Superligës së futbollit, Tirana dhe Skënderbeu nuk kanë bërë asnjë lëvizje në hyrje gjatë janarit.

Bllokimi që FIFA u ka bërë dy klubeve vjen për faktin e borxheve që ata u kanë ish-lojtarëve. Me ankesa në FIFA, organi botëror i futbollit u ka dhënë të drejtë lojtarëve për pagat e prapambetura.

Kësisoj Tirana dhe Skënderbeu nuk do kenë mundësi për afrime dhe çka është më e çuditshmja nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e tyre.

Në mbledhjen e fundit që FSHF zhvilloi me klubet e elitës sa i përket licensimit për në Evropë, borxhet ishin një nga temat kryesore. Fakt është se Tirana dhe Skënderbeu ende nuk kanë të drejtë të firmosin me lojtarët e rinj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?