Guardiola, Spalletti dhe Inzaghi

FIFA: Guardiola, Spalletti dhe Inzaghi luajnë për një trofe

13 Dhjetor 2023, 15:33| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 15:38

  • Share

Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti. Këta janë tre finalistët që do të garojnë për titullin trajneri më i mirë i vitit "FIFA The best" 2023. Një rezultat shumë i rëndësishëm për Italinë dhe Serie A, e cila vendosi dy nga tre trajnerë vendas në podium.  

Ky është një çmim që FIFA e jep çdo vit për kategori të ndryshme falë votimeve online të tifozëve, gazetarëve të specializuar dhe trajnerëve e kapitenëve të të gjitha ekipeve kombëtare të vendeve të anëtarësuara në organizmin ndërkombëtar të futbollit. Një njohje prestigjioze që certifikon dhe shpërblen protagonistët e sezonit.

Në shtator tre finalistët u përfshinë në një listë më të madhe, e cila përfshinte gjithashtu Xavin dhe menaxherin aktual të Tottenham dhe ish-in e Celtic, Ange Postecoglou. Dy të fundit janë përjashtuar nga gara për fitoren përfundimtare, e cila do të zbulohet në ceremoninë "The Best FIFA Football Awards" më 15 janarin e 2024.

I vetmi që ka mbetur për të konkurruar me trajnerin e Interit dhe trajnerin aktual të kombëtares italiane është Pep Guardiola, i cili arriti një rezultat të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar duke fituar "Tripletën" (Champions, kampionat dhe FA Cup) në krye të Manchester City.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?