Arsen Wenger dhe pozicioni jashtë loje

FIFA dhe Arsene Wenger nisin një revolucion! Pozicioni jashtë loje s'do jetë më siç e njohim

15 Shtator 2023, 14:15| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 14:48

  • Share

FIFA në bashkëpunim me IFAB-in kanë nisur një eksperiment me rregullin e ri të pozicionit jashtë loje në futboll, sipas të cilit sulmuesit do të kenë një avantazh të madh dhe do të jetë një problem real për lojtarët e mbrojtjes.

Ideja për ndryshimin e pozicionit jashtë loje është propozuar nga eksperti legjendar Arsene Wenger dhe kjo do të thotë se lojtari do jetë jashtë loje vetëm nëse sulmuesi do të ishte larg mbrojtësit me gjithë trupin, që do të thotë se ata do të favorizohen.

Në këtë mënyrë do të ketë më shumë gola dhe kjo lëvizje sigurisht që do të shkaktojë shumë polemika. Vizioni i Wengerit, drejtorit të zhvillimit të futbollit në FIFA , është të ndalojë së tërhequri milimetra për pozicionet jashtë loje, të mos humbasë kohë për offside pothuajse të padukshme dhe tashmë FIFA dhe IFAB, organi që dikton ligjet e futbollit, filluan një eksperiment të quajtur "Ligji i Wengerit". Testi i parë do të zhvillohet në kategoritë e të rinjve të Suedisë.

"Në fillim ishim pak hezitues, por menduam se ishte një ide e mirë. Ne duhet të marrim pjesë në këtë projekt. Është kënaqësi të përfshihesh kështu që në fillim. FIFA ka besim në futbollin tonë", tha zyrtari i Shoqatës lokale të futbollit në Suedi, Per Uieden. Projekti i ri fillon për ligën suedeze për futbollistët nën 21 vjeç dhe vajzat nën 19 vjeç.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?